‘Shtëpia’ e të famshmeve në Kosovë ka shpërfaqur një realitet të hidhur të figurave më eminente në vend, të cilët për vetëm dhjetë ditë qëndrimi së bashku kanë tejkaluar çdo normë morale dhe etike, shkruan Gazeta “Enigma”.
Gjithsej 16 persona aktualisht ndodhen brenda katër mureve të shtëpisë e cila quhet “Big Brother VIP Kosova 3” dhe skandalet nuk kanë të ndalur nga dita në ditë.
Që kur ka nisur ky format “VIP-at” kanë shpërfaqur anën e errët të tyre duke mbushur fjalorin e tyre me gjuhë të pistë dhe kërcënime. Madje në ditët e fundit përplasjet kanë eskaluar deri në konfrontim fizik.
Thuajse një pjesë e madhe e banorëve janë përfshirë në debate me ç’rast nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet, mirëpo përplasja e fundit ndërmjet tyre për pak sa nuk ka kaluar në dhunë fizike.
Një konfrontim fizik ka ndodhur ndërmjet banorëve Mevlani dhe Xuxi.
VIDEO: Mevlani i del në mbrotje Drenushës, pas përplasjes me Vullnetin, Xuxi … | TikTok
Madje, vetë banorët gjatë përplasjes ndërmjet tyre e kanë quajtur njëri tjetrin të degjeneruar.
VIDEO: “O degjenerim”, Xheneta e akuzon Gresën për rroba
VIDEO: Përplasje mes Xhenetës dhe Anës, nuk mungojnë ofendimet
Por, sikurse mos të mjaftohet me kaq. Disa nga banorët kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me përdorimin e narkotikëve brenda për brenda shtëpisë.
Ishte Drenusha Latifi banorja që ngriti shqetësimet që disa nga banorët po përdorin edhe lëndë narkotike.
Video: Drenusha Latifi rrëfen se një banor po përdorë lëndë narkotike
Pavarësisht që KPM ka bërë me kode kanalet për t’i shikuar audienca, video dhe imazhe po shpërndahen pa kontrollë gjithandej rrjeteve sociale dhe po japin një shembull degradues për rininë.
KPM duhet të marrë masa urgjente në lidhje me këtë program, në të kundërtën pasojat në shoqëri mund të jenë prezente. / Gazeta Enigma/