Olsa Muhameti e konfirmon: “Mevlani sërish konkurrent në “Përputhen””

Olsa Muhameti e konfirmon: “Mevlani sërish konkurrent në “Përputhen””

Autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti paralajmëroi para pak ditësh se në program do ketë risi dhe se do të rikthehen ish-konkurentë të sezonit të kaluar. Ajo nuk zbuloi emra por kurioziteti është tejet i madh.

Tashmë nuk ka dilema. Dy ish-konkurentët që do t’i bashkohen këtij edicioni janë Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba.

Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Anës, është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Mevlanit. Olsa ka publikuar në Instastory një video me Mevlanin duke zyrtarizuar kështu lajmin.

Ana dhe Mevlan janë dy nga ish-konkurentët më të përfolur të ‘Përputhen 2’, që nuk arritën të gjejnë dashurinë e tyre brenda programit. Ana bëri bujë me skandalin e saj me Arjonin, ku u nxorën shumë detaje të pathëna dhe më pas u përjashtu nga programi. Por ajo edhe pas përjashtimit gëzoi raport të mirë me produksionin dhe u kthye shumë herë si opinioniste në ‘Përputhen Prime’.


Nga ana tjetër, Mevlani qëndroi më shumë se të gjithë në program por nuk arriti të ndërronte statusin e beqarit. Ai u përfol shumë për marrëdhënien e tij me Ledjanën dhe Antonelën. A do e gjejë këtë herë dashurinë nëse rikthehet? Mbetet për tu parë.../Gazeta Enigma/

Related Articles