Olta Gixhari së shpejti me një projekt të vetin në Top Channel?

Olta Gixhari së shpejti me një projekt të vetin në Top Channel?

Aktorja Olta Gixhari ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother Vip Albania”, marrëdhënien me banorët e tjerë, por edhe për projektet e ardhshme.

Ndalur te kjo e fundit, Olta na zbuuloi disa gjëra interesante.

Aktroja zbuloi se së shpejti do të vijë pranë publikut me disa projekte shumë të bukura dhe disa prej tyre do të jenë në bashkëpunim me Top Channel.

“Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani por do të jetë Top Channel që do t’i zbulojë i pari. Disa janë në bashkëpunim me Top-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do të iki të zhdukem se do bëj gocën”, u shpreh ajo.

Përsa i takon BBV, deri më tani janë zgjedhur dy finalistë Luizi dhe Efi dhe sipas Oltës dy banorët e tjerë që meritojnë finalen janë Dea dhe Qetësori. 

“Uroj që të jetë Dea dhe Qetsori. Do të doja që “Big Brother”-in ta fitonte një femër, me gjithë këtë shoqëri maskiliste që jemi. Brenda shtëpisë unë kam dhënë dhe dy mesazhe të rëndësishme. E para që një grua duhet të jetë e fortë dhe të respektojë veten e saj. Pastaj që familja vjen mbi gjithçka tjetër”.

Related Articles