Modelja e njohur, Oriola Marashi është ndër femrat më të komentuara e sidomos për shkak të fizikut të saj të përkryer.
Marashi e cila ka depërtuar suksesshëm edhe në tregun ndërkombëtar ka një numër të madh të fansave edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk mungojnë pozat e ndryshme provokuese.
Së fundi ripostoi imazhet e para disa javësh ku ajo shihet në veshje ushtrie dhe armë që kanë plumba me ngjyrë dhe përdorën për sportin Paintball.
“Kjo është një lodër, unë jam arma”, kishte shkruar modelja.
Ndërsa tani, ajo postoi të njëjtat imazhe në InstaStory, sipër të cilave ka shkruar: “Nëse unë do të isha ukrainase”.
Oriola e lidhi postimin me zhvillimet e fundit në Ukrainë, shtet i cili prej disa ditësh që po përballet me situatë lufte me Rusinë.
Ndërkaq, Oriola aktualisht është e angazhuar si imazh i markave të ndryshme jashtë Shqipërisë, të cilat po vazhdon t’i promovojë përmes fotosesioneve dhe sfilatave.