Akademia e filmit të Oscars ka thënë se ata “dënojnë” shuplakën e Will Smith ndaj prezantuesit, Chris Rock, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe kanë kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimeve për këtë incident
Në deklaratë thuhet se “do të hetohet veprimi dhe pasojat e këtij sulmi” në përputhje me ligjin në Kaliforni dhe për thyerjet e standardëve të sjelljes.
Smith e goditi me shuplakë në fytyrë në skenë Rockun pasi që ai fillimisht bëri humor me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.
Pas këtij skandali ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë./Gazeta Enigma/