Osmani për zgjedhjet në Amerikë: Kosova e bekuar me përkrahjen dypartiake amerikane

Osmani për zgjedhjet në Amerikë: Kosova e bekuar me përkrahjen dypartiake amerikane

Amerikanët sot votojnë për të parin e tyre.

Lidhur me këtë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar mbi zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo është shprehur se Kosova është e bekuar që ka përkrahje bipartizane në ShBA si me demokratët ashtu edhe me republikanët.

Osmani nënvizoi se ShBA-të janë aleati strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe pas zgjedhjeve presidenciale.

“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane (dypartiake) amerikane. Është vendim i popullit amerikan. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që zgjedhjet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë do të jetë edhe pas kësaj date”, tha ajo. /Gazetata Enigma

Related Articles