Se sa e do Kosovën, aktori i njohur Osman Azemi e ka dëshmuar sot përmes vargjeve në një postim dedikues në profilin e tij në rrjetet sociale.
Duke mbajtur një kupon fiskal në duar, pjesëtari i grupit të njohur aktorësh Stupcat ka shkruar “T’du ma shumë se vëllaun, ma shumë se motrën, ma shumë se prindërit, sepse ju jeni shteti im”.
2 euro është shuma që ka shpenzuar Osman Azemi, por dashurinë e tij për vendin po e dëshmon duke kërkuar kupon fiskal për kafen dhe ujin e porositur.
Për këtë postim Osmani ka marrë like e komente të shumta.