Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video në të cilën ajo thotë se bashkë me autoritetet tjera shtetërore të Kosovës kanë hapur një kampanjë për të mbjellur 1 milion drunjë në Kosovë gjatë muajve të ardhshëm.
Tutje, Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, thotë se se mbrotja e mjedisit është prioriteti ynë i përbashkët.
“Gjersa po punojmë vazhdimisht për të siguruar një ringritje të qëndrueshme pas pandemisë e kemi të qartë që çfarëdo që do të ndërmarrim nuk mundemi kurrsesi ta bëjmë atë duke anashkaluar mbrojtjen e mjedisit, përkundrazi mbrojtja e mjedisit është prioriteti ynë i përbashkët. Prandaj i kemi bashkuar forcat për të filluar kampanjën nëpërmjet së cilës synojmë mbjelljen e një milion drunjve gjatë muajve në vijim”, ka thënë presidentja Osmani.
Kampanjës për mbjelljen e drunjëve ju është bashkuar dhe Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, gjithashtu dhe Faton Peci, Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndryshe, kampanja për mbjelljen e 1 milion drunjve ka filluar sot dhe do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Kjo kampanjë mbështetet nga Presidenca e Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Videoja e plotë.