Maria Sandu është zgjedhur presidente e Moldavisë.
Për këtë e ka uruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në platformën X, ajo ka deklaruar se duke votuar për të përfshirë aspiratat e tyre evropiane në kushtetutën e tyre, populli i Moldavisë ka zgjedhur shpresën, unitetin dhe një të ardhme më të ndritur.
“Është një testament i fuqishëm për udhëheqjen dhe vizionin tuaj të guximshëm – një vizion i Moldavisë ku i përket: Në BE. Pavarësisht taktikave dhe operacioneve hibride të vazhdueshme të Rusisë dhe të përfaqësuesve të saj për të sabotuar votimin, demokracia ka triumfuar sërish”.
“Putini dhe përfaqësuesit e tij janë një kërcënim jo vetëm për Moldavinë, por për të gjithë Evropën. Megjithatë, demokracitë qëndrojnë të bashkuara, të forta dhe të gatshme për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona të përbashkëta”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma