Butrint Imeri dhe Don Xhoni mbrëmjen e 23 dhjetorit publikuan projektin e shumëpritur “Corazon”.
Kënga erdhi e vizuelizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, e që po pritet mirë nga fansat e tyre të shumtë.
Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, projekti i dyshes së njohur ka grumbulluar dy milionë klikime në kanalin e YouTube.
Ishte Butrint ai që përmes një postimi në Instagram ka treguar lajmin për këtë sukses të këngës.
Ndërkohë, në disa postime tjera, këngëtari nga Mitrovica e ka përshkruar këtë projekt si një përbyllje të një viti të sukseshëm për të.
Në anën tjetër, edhe për reperin nga Drenica viti 2021 ishte i tillë me projekte të shumta, koncerte e mbrëmje muzikore. /Gazeta Enigma/