Paga e Shaqirit në Basel, gazetarët e ngacmojnë me pyetje

Paga e Shaqirit në Basel, gazetarët e ngacmojnë me pyetje

Xherdan Shaqiri është larguar nga skuadra amerikane për t’u rikthyer sërish në Zvicër.

Ai tutje do të vazhdoj tek Baseli, ku u prit me entuziazëm nga një numër i madhë i tifozëve.

Në një paraqitje të tij për media, Shaqiri u pyet për diçka të cilën e kaloi me humor.

Në mesin e shumë pyetjeve ishte edhe ajo për pagën, sa do të marrë nga Baseli.

Siç raportojnë mediat, në Çikago ai fitoi rreth 7.5 milionë franga.

Në Basel, disa flasin për 1.7 milionë bruto në vit, të tjerë këmbëngulin për një pagë fikse prej 1.2 milionë frangash. Por, 32 vjeçari refuzoi të zbulojë shifrat.

“Transparenca e pagesës këtu është pak më ndryshe se në Amerikë, ku gjithçka është publike – më vjen mirë që nuk është kështu në Zvicër. Por kur u ktheva, nuk ishte vetëm për financat, por për zemrën time”, tha Shaqiri.

I pyetur nëse do të debutojë të dielën kundër Yverdon, Shaqiri ka thënë se ky është një vendim që i takon trajnerit. /Gazeta Enigma

Related Articles