Fisnik Syla, biznesmeni nga Gjilani tashmë është bërë i njohur për publikuan e mediet falë partneres së tij, këngëtares Fjolla Morina.
Ai po vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa publikon imazhe e video të ndryshme, së fundmi ka ndarë një shkrim në InstaStory, me anë të të cilit ka marrë vëmendje e ka bërë të komentohet.
“Zoti është i madh gjithçka po bëhet mirë, Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, e cila po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit të 19 korrikut.
Arrestimi i saj u bë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, marrë parasysh që ka një dënim disa vjeçar të shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri megjithatë, presim të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim.