Pas “Aventura”, Ronela Hajati paralajmëron një tjetër këngë të re nga albumi “Rron”

Pas “Aventura”, Ronela Hajati paralajmëron një tjetër këngë të re nga albumi “Rron”

Vetëm pak ditë më parë ajo solli projektin e ri muzikor të titulluar “Aventura”.

Fjala është për artisten Ronela Hajati, e cila po vazhdon me publikimin e këngëve nga albumi i ri i quajtur “Rron”.

Derisa po shijon suksesin e projektit të ri, ajo ka nisur xhirimet e videoklipit të radhës që do të lansohet në qershor.

Ajo shton se kënga titullohet “Alo Alo” dhe se do të jetë një bashkëpunim, përkundër se nuk ka zbuluar emrin akoma.

“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”.

“’Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, vazhdon Hajati.

Në një pjesë të ndarë nga klipi, Ronela duket e mahnitshme në ngjyrë vjollcë dhe stil të ri flokësh.

“Aventura” ndërkaq për pak ditë ka mbledhur mbi 600 mijë klikime në kanalin YouTube.

Related Articles