Në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother Vip Albania, Gjesti dhe Egli u përballën më njëri-tjetrin, pasi që pas rikthimit të kësaj të fundit, ajo ka ndryshuar sjelljet ndaj Gjestit.
Egli Tako e ka akuzuar banorin nga Kosova për manipulime, derisa ky i fundit ia përmendi faktin se disa herë ia ka thënë se nuk ka ndjenja ndaj saj.
Derisa, pas përfundimit të “Prime”, ka reaguar familja e Eglit, duke treguar se mbështetësin atë.
“Forca zemër … E vërteta është se jeta nuk zhvillohet gjithmonë sipas pritshmërive tona. Në disa momente do të duket se jeta është e përsosur. Sidoqoftë, në minutën tjetër gjithçka mund të përmbyset”, shkruan mes tjerash në reagimin e familjes së Eglit.