Pas Cristiano Ronaldo, Jori tregon emrin e një tjetër futbollisti të njohur që e ka ngacmuar

Pas Cristiano Ronaldo, Jori tregon emrin e një tjetër futbollisti të njohur që e ka ngacmuar

Mesa duket Jori Delli qenka e “preferuara” e futbollistëve të huaj. Pas episodit të ngacmimit nga Cristiano Ronaldo, modelja tanimë pjesë e “Big Brother Vip Albania” ka treguar një tjetër emër futbollisti që i ka shkruar.

Bëhet fjalë për italianin Mario Baloteli. Teksa ndodhej në dhomën e ndenjes me disa banorë të tjerë, Jori u shpreh se Baloteli nuk i pëlqen ndonëse i kishte shkruar disa kohë më parë. 

“Po më ka shkruar dhe me shumë respekt. Baloteli nuk më pëlqen fare. Kur u përgjigja dhe i thashë jam në një marrëdhënie ai më kërkoi falje”, tregoi Jori.

Epo mesa duket, futbollistët nuk janë të preferuarit e bukuroshes shqiptare.

Related Articles