Arbër Pajaziti, kandidati nga “Fronti për Ndryshim” mbrëmë kishe shpallur fitoren në Bujanoc, në zgjedhjet lokale që janë mbajtur atje.
Gjatë së hënës, Pajaziti përmes një postimi në facebook ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin e dhënë.
Ai po ashtu theksoi se kjo fitore i obligon që të krijojnë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc.
“Faleminderime plot 3371 herë për të gjithë Ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje”, shkroi Pajaziti./Gazeta Enigma