Pas ikjes së Geek, ky është DJ i ri që do të punojë me Dafina Zeqirin

Pas ikjes së Geek, ky është DJ i ri që do të punojë me Dafina Zeqirin

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek pas sezonit veror i ndanë rrugët edhe nga ana profesionale.

Prej vitesh dyshja përpos të dashur, kishin edhe marrëdhënie pune me njëri-tjetrin. Pas koncertit të fundit me artisten më 30 gusht, Geek, njoftoi se do të vazhdojë aktivitetin e tij i pavarur.

Sakaq nuk ka vonuar gjetja e zëvendësimit të tij. Pjesë e ekipit “Moneyz” është bërë DJ Dandara.

‘Është zyrtare. Duam t’i urojmë mirëseardhje publikisht anëtarit tonë më të ri, DJ Dandara në familjen tonë’, kanë njoftuar përmes një postimi në Instagramin zyrtar të label-it.

Related Articles