Pas intervistës së Nora Istrefit, veprimi i fundit i Robert Berishës na konfuzoi edhe më shumë

Pas intervistës së Nora Istrefit, veprimi i fundit i Robert Berishës na konfuzoi edhe më shumë

Fundjavën që lam pas Nora Istrefi ishte një prej të ftuarave në “Më lër të flas”, teksa gjatë intervistës me vëllezërit Veshaj këngëtarja foli edhe për divorcin e marrëdhënien me Robert Berishën.

Kështu, ndër të tjera ajo tregoi se si ndodhi ndarja, sa e vështirë ka qenë, ndërsa për habinë e të gjithëve, nuk i tha një “JO” absolute rikthimit me artistin në të ardhmen, por thjesht vendosi të thotë që “nuk do të flasë për këtë. 

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithcka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete.

Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm. Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Rikthim nëse ma kërkon Roberti? Nuk po dua të përgjigjem.”- kështu u shpreh Nora gjatë emisionit, cka e risolli edhe njëherë historinë e tyre në qendër të vëmendjes në mediat rozë e rrjetet sociale. 

Megjithatë ditën e sotme, pak ditë nga intervista, veprimi i fundit i Robert Berishës na bëri akoma edhe më lëmsh. Për ju që nuk e dini, moderatori nisi disa kohë më parë një romancë me Laureta Maqedoncin, histori që gjithsesi u duk se përfundoi pak ditë më parë. Përvec fotove që ata kishin fshirë nga Instagram-i (me Loretën që u largua fare nga rrjeti social), pati edhe burime për mediat që konfirmuan ndarjen, gjë e cila na rezulton që nuk është e vërtetë. 

Këtë na e konfirmon vetë Roberti që ka postuar në InstaStory, teksa shihet të mbajë duart me një vajzë dhe mbi foto shkruan “L&R përgjithmonë”, duke ju referuar “left” and “right”, “majtas” dhe “djathtas”, pra pozicionit ku janë duart. Por me shumë gjasë edhe emrave “Laureta dhe Robert përgjithmonë”, cka mund të jetë konfirmimi që historia e tyre vazhdon.

Pas intervistës së Nora Istrefit, veprimi i fundit i Robert

Po ashtu kjo foto mund të merret edhe si reagim i tij ndaj titujve apo asaj cka u la të kuptohet nga intervista e Norës, që një shpresë për një ribashkim të tyre nuk ka humbur. Në fakt, me L dhe R së bashku përgjithmonë, duket se ka humbur vërtetë… /News31

Related Articles