Para pak orësh është hakuar llogaria zyrtare në platformën Facebook, e Lojërave Olimpike.
Hakerët kanë postuar një fotografi të këngëtarit Gjesti, i cili njëherit është konkurrent në formatin e njoohur Big Brother VIP Albania.
Pak minuta më pas, fotografia është fshirë nga rrjeti social i “Olympics”, ndonëse pëlqimet dhe komentet ishin të shumta.
Ndërkaq siç duket hakerët nuk e lanë me aq.
Ata kanë publikuar një fotografi edhe në faqet zyrtare të Bloomberg Business në Facebook dhe Instagram. /Gazeta Enigma