Këngëtari i njohur shqiptar, Malësori, është bërë baba për herë të parë, pas shumë vitesh martesë.
Ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai dhe bashkëshortja e tij Fatmirja, kanë mirëpritur në jetë binjakë, një djalë dhe një vajzë.
Vajza quhet Lura, ndërkaq djali Lekë.
Malësori u shpreh i lumtur për ardhjen në jetë të fëmijëve të tij.
Ai poashtu falënderoi mjekët, infermieret dhe personelin e QKUK-së.