Reperi Gramos Krasniqi, i njohur me emrin “Mossi”, i cili së bashku me disa persona të tjerë sulmuan fizikisht gazetarin e Nacionales, Burim Pacolli, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Instagram, duke u lëshuar në kërcënime të reja të hapura ndaj gazetarit.
Në shkrimin e tij, “Mossi” justifikon veprimet e tij. Në fund të reagimit ai ka kërcënuar Pacollin se nuk do të jetë i mbrojtur asnjëherë.
Reperi, ndër të tjera, shkruan tekstualisht:
“Edhe kur u takum the une nuk te marr seriozisht per vrejtjen qe po ma terhjek e ti mendove si nje gazetar qe je ti je i paprekshum dhe i mbrojtur munesh me fol keq edhe me ul tjetrin sa here tjetri poston klip veq pse ka vendos nihere mos me pas interviste ose podcast gja tcilen sosht qe kom bo najher dikun tjeter e te ti jo qe me tmet hatri e me marr kaq personale po nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton, pa ndalim dhe pa nevoje .”

