Pas talljes publike – 50 Cent i kërkon falje Madonna-s

Pas talljes publike – 50 Cent i kërkon falje Madonna-s

Rep artisti, 50 Cent, i ka kërkuar falje këngëtares, Madonna, pas skandalit të fundit kur ai ishte tallur me koleksionin e të brendshmeve që artistja e kishte publikuar në Instagram, përgjatë javës së Falënderimeve.



“Duhet të kem lënduar ndjenjat e Madonës, ajo nxori një foto të vjetër të MTV-së nga 03. Në rregull, kërkoj falje dhe nuk e kam ndërmend të lëndoj ndjenjat tuaja”.

“Unë nuk përfitoj nga kjo, pasi thashë atë që mendova kur pashë foton për shkak të vendit ku e kisha parë atë më parë, shpresoj të pranoni faljen time”, ka shkruar rep artisti në llogarinë e tij Twitter.

50 Cent

Gjithçka, filloi kur 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është – Curtis James Jackson hasi në fotosesionin ekstravagant të Madonna-s që përfshinte këmbët e saj në çorape rrjete dhe nën krevat.

Ndërsa fotografia ishte NSFW, ishte një fotografi klasike e Madonës dhe fansat nuk u befasuan, pos rep artistit.

Ai e ndau foton e Madonnas, me 27 milionë ndjekësit e tij në Instagram, mes tjerash, duke shkruar – “po kjo është më qesharake. Kjo është Madonna nën shtrat që përpiqet të bëjë si një e virgjër në moshën 63-vjeçare”.

Komentet vëshruan që në momentet e para, ndërkaq nuk u desh shumë kohë që postimi të binte edhe në sytë e ikonës së muzikës pop – Madonnas

Ajo gjeti një foto të vjetër të tyre të realizuar në vitin 2003 dhe u përkujdes t’ia bashkëngjiste një përshkrim pikant.

Madonna dhe 50 Cent – Sipër fotografia që nxiti debatet mes dyshes

“Ja ku 50 Cent pretendon të jetë shoku im. Tani ke vendosur të flasësh për mua”, ka shkruar ajo.

“Unë mendoj se karriera juaj e re po tërheq vëmendjen duke u përpjekur të poshtëroni të tjerët në mediat sociale. Zgjedhja më pak e ngritur që mund të bëni si artist dhe i rritur. Thjesht je xheloz, nuk do të dukesh aq mirë sa unë apo nuk do të argëtohesh aq shumë kur të jesh në moshën time”, kishte shkruar Madonna mes të tjerash.

Fotot e Madonna-s përfunduan duke u hequr nga Instagram sepse një pjesë e vogël e thithkave të gjokseve të saj u ekspozuan, por ajo i ripostoi ato përsëri, veç se me një mesazh tjetër.

“Është ende befasuese për mua që jetojmë në një kulturë që lejon të tregohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç një thithke gjoksi. Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet. Nga to ushqehen foshnjat”, kishte shkruar mes tjerash ajo.

Related Articles