Shumë pak ditë pas skenës së përplasjes aspak të hijshme mes Rikes dhe Eglës në shtëpinë e “BBVIP3”, incident ky që pasoi me një zarf të zi dhe një nominim “kokë më kokë” mes vajzave, një tjetër skenë e ngjashme është përsëritur në reality show.
Këtë herë, ka qenë Ledjona që pas provokimeve të Romeos në debate, duke e quajtur gazetaren por edhe të tjerët si “dele”, Ledjona i ka thyer një vezë në kokë, ndërsa aktori i humorit nuk ka reaguar thuajse fare, duke ruajtur qetësinë. Veprimin e Ledjonës e ka përkrahur edhe Ilnisa, teksa një pjesë e bisedës ishte si më poshtë:
Romeo: A u dënua në Prime kjo gjë? Ça po bëni? E njëjta gjë është.
Ilnisa e mbështet veprimin e Ledjonës duke i thënë asaj ‘bravo’.
Ilnisa: Shumë mirë ta bëri. Do shkoj edhe unë të marr një vezë.
Romeo: Jeni komplet pa argument. Kjo është fuqia jote..
Nuk dihet nëse do dënohet apo jo ky veprim i Ledjonës, ndërsa një zarf të zi nuk ka pasur ende në shtëpi, ndërsa pak por e sigurtë është që do të komentohet në Primen e nesërm dhe nuk do ishte cudi po të kishte edhe Ledjona të njejtin fat me Riken dhe Eglën.
Ndërkohë, skenën e ka komentuar edhe Donaldi, vëllai i Romeoes, me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan: