Mungesa e gjumit nuk ndikon vetëm në paraqitjen dhe energjinë tuaj, por mund të prekë edhe disa funksione fizike e mendore, që nga kujtesa te shëndeti i zemrës. Gjumi i rregullt është thelbësor për shëndetin.
Rekomandohet që të flihet 7 ose 9 orë natën, por disa studime tregojnë se njerëzit po flenë çdo herë më pak. Kjo çon më pas në disa probleme, shkroi Index.
Vështirësi në koncentrim
Madje një natë pa gjumë të mirë ndikon negativisht në aftësinë për vendimmarrje, koncentrim dhe vëmendje. Nëse je përgjum është vështirë të fokusohesh, të mësosh gjëra ose të mësosh.
Kujtesë më e dobët
Gjumi luan rol të rëndësishëm në kujtesë. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm në sa mbajmë mend, por edhe në atë se si kujtimet ruhen.
Çrregullim i stabilitetit emocional
Mungesa e gjumit mund të ketë ndikim të madh në humor dhe gjendjen emocionale. Më pak gjumë do të thotë më shumë emocione negative, sidomos te të rinjtë.
Problemet me lëkurë
Gjatë gjumit lëkura kalon nëpër procese të rëndësishme, e mungesa e tij mund t’i ndalojë ato procese dhe të rrisë plakjen e lëkurës dhe aftësinë për ta mbrojtur dhe rigjeneruar.
Rreziku nga sëmundje të zemrës
Gjumi i dobët rrit rrezikun për obezitet dhe obeziteti mund ta përkeqësojë gjumin, duke krijuar rreth vicioz që ndikon negativisht në sistemin kardiovaskular.
Shtimi i peshës
Studimet tregojnë se kualiteti i gjumit ndikon në peshë. Gjumi i rregullt dhe pushimi i mjaftueshëm janë në mesin e faktorëve kyç për rënie në peshë.