Tërmet i fuqishëm në Greqi

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin turistik të Rodosit në Greqi.

Lëkundja me magnitudë 4.9 ballë Rihter nuk shkaktoi dëme, teksa shumë qytetarë në panik e kaluan mbrëmjen përjashta.

Tërmet më të vegjël janë regjistruar natën që lamë pas dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë.

Mediat greke raportojnë se tërmeti në Akai ka qenë me magnitudë 3.8 ballë i shkallës Rihter, katër kilometra në perëndim të Nafpaktos, pranë Antirrios.

Related Articles