Pelosi: E përgëzojmë Zelenskyn për udhëheqjen dhe popullin ukrainas për guximin

Pelosi: E përgëzojmë Zelenskyn për udhëheqjen dhe popullin ukrainas për guximin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha se delegacioni i saj pati nderin e madh të takohej të shtunën me presidentin e Ukrainës.

Ajo tha se diskutimet u përqendruan rreth “ndihmës humanitare të sigurisë dhe ndihmës ekonomike dhe përfundimisht rindërtimit pas përfundimit të luftës”.

Pelosi tha se ajo ishte krenare për të përcjellë “një mesazh uniteti nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, një mesazh vlerësimi nga populli amerikan për udhëheqjen e Zelenskyt dhe admirim për popullin e Ukrainës dhe për guximin e tyre”.

“Me pikëllim të madh vijmë këtu, por me krenari të madhe largohemi me një mirëkuptim më të fortë… për atë që duhet bërë”.

Related Articles