Për herë të parë, një intervistë për “Prive” Fifi ka folur për raportin që ka sot me Adrola Dushin, ish-bashkëshorten e partnerit të saj.
Këngëtarja u shpreh se ka një marrëdhënie korrekte me Adrolën, duke thënë:
“Si mua, si Adrolës na vijnë mesazhe të panumërta, si për mirë, si për keq, por sidomos për keq, veçanërisht për raportin tonë. Shyqyr, ka dashur Zoti, ne kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson”.
Më tej Fifi tregoi edhe vlerësimin që ka për modelen.
“Ajo është një super gocë, është fantastike, edhe si nënë, edhe si grua. Ajo është një nënë shumë e denjë dhe pse jo, do i kisha marrë këshilla për çunin tim”.
Fifi i cilësoi si “të panevojshme” dhe komentet se prishi raportin e Adisit me Adrolën, pasi ata prej kohësh ishin të ndarë dhe i kishin ndarë rrugët dhe ndër të tjera, theksoi se Adisi është gjysma e saj më e mirë.