“Për hir të fëmijës bëni gjithçka”, Leonora shpërthen në lot gjatë Prime-it

“Për hir të fëmijës bëni gjithçka”, Leonora shpërthen në lot gjatë Prime-it

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka shpërthyer në lot gjatë një momenti shumë emocional në Prime.

Ajo ka treguar se si ka përjetuar dhimbje të thellë pas leximit të lajmeve në media për jetën e konkurrentes Elijona Binakaj.

Ajo ka apeluar që prindërit të kenë unitet dhe mirëkuptim për mirëqenien e fëmijëve.

“E mora telefonin dhe lexova lajmet në mediat tonë, hyna me hulumtu për jetën e Elijonës, vërtetë ato që shkruheshin për të vërtetë mua ma thanë shpirtin. Përveç dhimbjes që ka, sepse nëna është e shenjtë, ajo që shkruhej në media për humbjen e saj, ku ka shku, ku ka qenë, për mua ka qenë shokuese”, tha ajo.

“Le të jetë ky Big Brother një mësim për të gjithë ato nëna, e baballarë që kalojnë në divorce. Apeloj që për hirë të fëmijut, për hirë të fëmijut bëni gjithçka”, tha Leonora.

Related Articles