Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjene dytë në përgatitje për dy ndeshjet e rëndësishme të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pjesë e këtij grumbullimi kësaj radhe është edhe futbollisti Muharrem Jashari.
Jashari është shprehur se ndjehet i emocionuar për rikthimin në Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar si një ndjenjë të veçantë.
Ai ka theksuar se ekipi është i bashkuar dhe i motivuar për dy ndeshjet.
“Është një emocion shumë i veçantë dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e kombëtares përsëri. Shpresoj të debutoj dhe këto dy ndeshje t’i fitojmë,” tha Jashari, derisa shpresoi për debutimin e tij në këto përballje. /Gazeta Enigma