Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez, i quajti Iker Casillas dhe Raul Gonzalez “dështimet më të mëdha” në historinë e klubit në një incizim të zërit në vitin 2006.
Perez, i cili u kthye si president i Real Madrid në 2009, po fliste pasi la rolin për herë të parë.
Casillas dhe Raul u larguan nga klubi gjatë mandatit të dytë të Perez-it, por që prej asaj kohe janë kthyer pas pensionimit si lojtarë.
Casillas punon për Fondacionin Real Madrid dhe Raul është trajneri i ekipit B, Castilla.
“Casillas është i paarsyeshëm. Unë e njoh atë, është një djalë budalla dhe madje vërehet kur i ka raportet e mira apo të këqija me të dashurën e vet, është i humbur, është një fëmijë, një sahanlëpirës, ai është budalla”, ka thënë Florentino Perez.
“Ai nuk është mjaft i mirë për të qenë portier i Real Madrid, çfarë dëshiron të them?” Perez thotë për Casillas në audio, e cila u shfaq për herë të parë në gazetën El Confidencial. “Ai nuk është. Dhe ai kurrë nuk ka qenë.
El presidente quiso prescindir de Iker Casillas una década antes de su marcha e incluso difundía que tenía problemas de visión: "Casillas es un tío muy corto, un perrito faldero"https://t.co/bBy6Lpy0cv— El Confidencial (@elconfidencial) July 13, 2021
“Ishte gabimi më i madh që kemi bërë. Ajo që ka ndodhur është që ata e adhurojnë atë, ata duan të flasin me të … Unë nuk e di. Ata e mbrojnë atë aq shumë. Por, ai është një nga dështimet më të mëdha të Madridit. I dyti është Raul. Dy dështimet më të mëdha në Madrid janë së pari Raul dhe më pas Casillas.
“Zinedine Zidane është një djalë i shkëlqyeshëm, dhe David Beckham e Ronaldo … Por pastaj janë të tjerët që e mendojnë këtë. Raul është një person i keq. Ai mendon se Madridi është i tij dhe ai përdor gjithçka në Madrid, duke zhvilluar çdo gjë për përfitimet e tij. Ai dhe agjenti i tij. Ata janë fajtorë që Madridi nuk janë mirë”, ka përfunduar Perez.