Përfundon aventura brenda shtëpisë për Besin në Big Brother VIP Kosova 2

Përfundon aventura brenda shtëpisë për Besin në Big Brother VIP Kosova 2

Publiku ka vendosur se banori që duhet menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Besi.

Besi ishte bërë pjesë e kastit të edicionit të dytë të BBVK, që prej natës startuese, derisa këtë fundjavë ishte i nominuar bashkë me Ganiun dhe Bucin.

Nominimi ishte i tipit automatik dhe ishte dënim nga “Vëllai i Madh”, pasi që treshja e lartcekur kishin përdorur shprehje të pahijeshme kundrejt personave të tjerë brenda shtëpisë.

Related Articles