Ka përfunduar ballafaqimi mes Dritës dhe Llapit, ndeshje kjo në kuadër të Albi Mall Superligës.
Ekipi nga Gjilani, Drita ka arritur të përmbys rezultatin ndaj Llapit.
Rezultati final i kësaj ndeshje ishte 3 me 1.
Të parët shënuan mysafirët, të cilët kaluan në epërsi me golin e Blend Baftiut, në minutën e 22-të.
Ndërsa për vendasit, ka shënuar Albert Dabiqaj një hettrik duke vazhduar formën e tij të mirë në Superligë.
Drita, vazhdon të jetë në krye të tabelës dhe ka 31 pikë, ndërsa Llapi në pozitën e barazhit me 16 pikë. /Gazeta Enigma