Manchester United, është eliminuar nga 1/8 e finales në FA Cup.
Ata u mposhtën në penallti nga Fulhami.
Rezultati final i kësaj ndeshje ishte 1 me 1.
Edhe gjatë vazhdimeve nuk pati gola, duke lënë që fituesi të përcaktohet nga 11-metërshat.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Bassey në fund të pjesës së parë, për të shkuar në pushimin 15-minutësh me epërsi.
Bruno Fernandes shënoi për 1:1, pas një asistimi nga ana e Diogo Dalot.
Në penallti, Fulhami fitoi 4:3, pasi Manchester Unitedi humbi dy prej tyre, teksa londinezët i shënuan të gjitha.
Ishin Victor Lindelof dhe Joshua Zirkzee, ata që dështuan nga pika e bardhë.
Fulhami kalon në çerekfinale, së bashku me Manchester City, Prestonin, Aston Villën, Brightonin, Bournemouthin e Crystal Palace-in.
Ndeshja Nottinhgham – Ipsëich luhet nesër, për të kompletuar tetë klubet që kanë avansuar në çerekfinale. /Gazeta Enigma