Shumë fansa të reperit amerikan janë të bindur se Eminem është zëvendësuar nga një ‘klon android’ në vitin 2006.
Një teori e frikshme është përhapur në rrjet sipas së cilës reperi i njohur Eminem ka vdekur në vitin 2006 dhe prej atëherë zëvendësohet në publik nga një robot.
Ne të gjithë e dimë se normalisht kjo ka shanse të vogla që të ndodhë por fansat nisën teorinë që kur vërejtën ndryshime në zërin e reperit të njohur gjatë viteve, shkruan Mirror.
Megjithse disa këngëtarë mund të pësojnë ndryshime në zërin e tyre gjatë viteve, teoria u duk mjaft e pëlqyeshme kur u nis nga rrjeti spanjoll La Gua Del Varón, i cili zyrtarizoi cështjen duke quajtur Eminem “kloni android” dhe duke deklaruar se autori i vërtetë i hitit ‘Slim Shady’ ka vdekur në një aksident automobilistik 16 vjet me pare.
“Në vitin 2006, Eminem ka vdekur në një aksident automobilistik,” ka shkruar revista në mënyrë të rreme.
Por pa kësaj fansat e shumtë të Eminem nisën të analizonin ndryshimet në paraqitjen e tij gjatë viteve dhe kanë indentifikuar mospërputhje në zërin, formën e nofullës apo tipare të tjera të fytyrës.
“Po, unë besoj se është një klon sepse nuk duket më fare si ai, sytë i ka të vdekur”, shkruan një prej tyre.
Fansat pretendojnë gjithashtu se dhe lirikat e tij janë ndryshe prej vitit 2006, duke marrë një stil “shumë më të errët”, prandaj dhe duhet të jetë i klonuar.
Madje në vitin 2013, ata pretendonin se Eminem ‘dridhej’ në një intervistë direkte me ESPN (ne video) ndërsa në 2016 reperi B.o.B bëri një seri komentesh të frikshme ku thoshte se “klonimi njerëzor” ekzistonte prej vitesh.
Në vitin 2019, Macdonald’s publikoi videon (me poshte) muzikore ‘Cloned Rappers’ (Reperë të klonuar) në të cilën thoshte se “Iluminatët merrnin mostra kockash të njerezve të klonuar, dhe fusin të vërtetët në burg”.
”Nëse nuk mund të të komandojnë, ata të fshijnë nga memoria publike,” thotë Macdonald, duke listuar disa emra të atyre që beson se janë klonuar, ku përfshihej edhe Eminem.
Por per fat shumë përdorues të tjerë besojnë se teoria është e sajuar dhe e pavërtetë.