Kombëtarja e Kosovës ka përjashtuar Edon Zhegrovën dhe dy futbollist të tjerë, pasi sipas tyre ata kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar.
E lidhur me këtë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke i dhënë futbollistit mbështetje.
Abdixhiku thotë se Edoni është djalë me vlera dhe se do të ngritet mbi çdo padrejtësi, pasi sipas tij “ai i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë!”
“Kokën lartë djalë! Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!”, shkroi Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Enigma
Përjashtimi i Zhegrovës nga kombëtarja, Abdixhiku e përkrahë futbollistin
