Përplasja mes Teas dhe Kiarës, çfarë ndodhi me denoncimin? Flet Policia

Përplasja mes Teas dhe Kiarës, çfarë ndodhi me denoncimin? Flet Policia

Një debat i ndezur mes Teas dhe Kiarës një nga spektaklet e Big Brother Vip Albania duket se ka vijuar edhe përfundimit të shfaqjes televizive.

Këto pretendime u hodhën nga Tea në një intervistë në emisionin “Më lër të flas” javën e shkuar, e cila tha se ka qenë burri i tezes së Kiarës ai që e ka kërcënuar duke i thënë “Do të vras”.

Në po të njëjtin program Kiara e ka mohuar diçka të tillë, teksa tha se deklarata të tilla janë të shëmtuara dhe bëhen për vëmendje.

Nga ana tjetër edhe opinionistja Zhaklin Lekatari është shprehur në një koment se përplasja mes tyre është e vërtetë, duke ngritur pretendimet e saj se familjarët e Kiarës i kanë bërë presion asaj dhe banorëve të tjerë.

Dy ditë më parë Tea u shpreh për gazetarët e Top Medias, se çështja tani do duhet të sqarohet nga policia pasi kërcënimi përbën vepër penale dhe ajo ka ngritur padi ndaj palës tjetër në polici.

Vip Magazine u interesua pranë policisë në kryeqytet, për të mësuar nëse ekziston një padi e ngritur nga Tea Trifoni për kanosje, por uniformat blu nuk e konfirmojnë një gjë të tillë.

Mbetet për t’u parë nëse çështja po mbahet sekret në kuadër të hetimit, ndërsa pritet edhe një njoftim nga policia për të mësuar nëse denoncimi është bërë apo vajzat kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre.

Nga ana tjetër ditën e djeshme është zhvilluar edhe Post Big Brother Vip. Në rrjet qarkullojnë zëra se përplasja mes vajzave është rindezur sërish ku Tea i ka thënë në sy Kiarës për kërcënimin që pretendon se ka marrë prej saj dhe familjarëve të saj.

Related Articles