Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden bëri thirrje për de-përshkallëzim të dhunës në Lindjen e Mesme ndërsa konflikti në Gaza u intensifikua. Biden është shprehur se duhet të reduktohen sulmet me raketa.
Biden, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu tha se ai pret që të ketë më shumë bisedime me udhëheqësit në rajon. Presidenti shtoi se nuk ka parë një “reagim të dukshëm” nga Izraeli ndaj sulmeve me raketa nga Hamas nga Gaza.
“Pyetja është… si arrijnë ata në një pikë ku ka një zvogëlim të ndjeshëm të sulmeve, veçanërisht sulmeve me raketa, që qëllohen pa dallim në qendrat e popullsisë,” tha Biden.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë foli të mërkurën me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe tha se bisedimet po vazhdonin midis diplomatëve amerikanë, ushtarakëve dhe oficerëve të inteligjencës me homologët e tyre në Izrael, Egjipt dhe Arabinë Saudite dhe të tjerë rreth një de-përshkallëzimi të dhunës.