Përsëri “biletë kthyese” në ‘Big Brother’, kthehet banori i eliminuar

Përsëri “biletë kthyese” në ‘Big Brother’, kthehet banori i eliminuar

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show i famshëm “Big Brother”, u rikthye në një format ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë pjesë e shtëpisë janë personazhet e njohura për publikun. Që nga fillimi me datën 4 tetor, deri më tani janë larguar tre konkurrent – Elhaidi, Sheila dhe Paloma.

Kujtojmë që në hyrje të shtëpisë, të gjithë banorët kanë zgjedhur një ‘vazo’ të kuqe, e që në të gjitha ato vetëm dy prej tyre kishin “bileta kthyese” për në shtëpi në rast eliminimi.

Arditi ka qenë i eliminuari i radhës nga votat e publikut, por që pas hapjes së vazos ai brenda kishte një biletë kthyese që ia mundësoi rikthimin në shtëpi.

Ndërsa në natën e mbrëmshme në spektaklin e madh të “Big Brother Albania VIP”, u eliminua këngëtari, Sabiani. Largimi i tij i bëri me lot të gjithë banorët, teksa Iliri bëri edhe një kërkesë tek produksioni që të largohet edhe ai nga shtëpia, pasi që Sabiani për të ishte si një vëlla.

Pra, në gjitha vazot e mbetura nuk ka më “biletë kthyese” dhe që ketë javë të premten në nominim janë dyshja “Ardit – Donald”, e që të njëjtën natë priten të ketë edhe hyrje të reja në shtëpi.

Related Articles