Elon Musk është bërë baba për të 12-tën herë me radhë.
Biznismeni më i pasur në botë, raportohet të ketë pritur fëmijën e tij të tretë nga Shivon Zilis, me të cilën ai ka edhe binjakët Strider dhe Azure.
Musk ka 12 fëmijë, gjashtë prej tyre në pesë vitet e fundit, tre prej të cilëve me muzikantën Grimes dhe tre me drejtoreshën e projekteve speciale të Neuralink Corp, Shivon Zilis, përfshirë këtu edhe një fëmijë që deri më tani nuk ka qenë i njohur për publikun.
Miliarderi gjithashtu është baba i binjakëve 20-vjeçar dhe trenjakëve 18-vjeçar nga martesa me ish bashkëshortën Justine Wilson, njoftojnë mediat ndërkombëtare. /Gazeta Enigma
Personi më i pasur në botë, Elon Musk bëhet baba për të 12-tën herë
