“Po mirë mo idiot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë”?

“Po mirë mo idiot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë”?

Bora Zemani mbetet në vëmendje të fansave. Historia e saj me Donald Veshajn, mënyra se si rrodhën ngjarjet me bashkim, ndarje e sërish bashkim përbën lajm në media e rrjete.

Që pas daljes së Donald Veshajt nga “Big Brother VIP” po përflitet se është ribashkuar me moderatoren e njohur, Bora Zemani.

Së fundmi një video e moderatores po bën xhiron e rrjetit. Bora postoi një video në “TikTok” ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.

“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”- thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh.

Menjëherë ndjekësit e saj kanë reaguar në komente, duke shprehur pothuajse të gjithë të njëjtin mendim: Kjo nuk është thjesht një video për të qeshur, por ajo vërtet po i drejtohet dikujt.

Related Articles