Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula pritet që nesër mbrëma ta sjellin këngën e tyre më të re “Dale”
Kënga pritet që të lansohet nesër, më 2 korrik derisa treshja e njohur e skenës shqiptare ka punuar një klip tejet interesant që e ka realizuar në Antalia.
E para kësaj, Butrinti por edhe Kida dhe Ledri kanë postuar foto e video në Story ku shihet atmosfera që ka mbizotëruar gjatë xhirimeve të klipit e që janë bërë në një fushë golfi.
Derisa në një postim Butrinti ka shkruar “T’premten n’12-të t’natës bomba me t’mitë”.
Kujtojmë se Butrinti pat sukses edhe me këngën “Dujem” që e lansoi para një jave dhe deri tani ajo ka pasur më shumë se 5.3 milionë klikime. /Gazeta Enigma/