Pogba dëshiron të kthehet në Juventus

Pogba dëshiron të kthehet në Juventus

Mesfushori Paul Pogba është i vendosur të kthehet te Juventusi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin. “Tuttosport” ka raportuar të mërkurën se Pogba ka refuzuar edhe ofertën e PSG-së për Juventusin.

Thuhet se francezi po e pret ofertën zyrtare të ekipit italian për të cilin luajti katër sezone përpara se të rikthehet te Unitedi në vitin 2016.

Pogba në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë dhe Juventusi po e sheh si përforcim të madh për mesfushën. 29-vjeçari ka një gol e nëntë asistime në 24 paraqitje për Unitedin./GAZETA ENIGMA/

Related Articles