Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, vazhdon të jetë një prej emrave më kërkuar në mbrëmjet muzikore të verës.
Ai të shtunën ka qenë i prenotuar për të kënduar në dy vende: Prizren dhe Ferizaj, por që në këtë të fundit ka dështuar ta mbajë koncertin.
E shkas për këtë duket të jetë bërë Policia e Kosovës dhe inspektoriati, të cilët kanë arritur në vendngjarje dhe e kanë ndaluar vazhdimin e mbrëmjes (me gjasë për tejkalimin e orarit sipas kufizimeve).
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi drenicas përmes një video të hedhur në IsnatStory, ku shfaq momentin kur policia arrin te diskoteka ku ishte paraparë të zhvillohej mbrëmja muzikore.
Ai u ka kërkuar falje fansave të tij, duke e hedhur fajin te Policia e Kosovës dhe inspektoriati.
“Ferizaj, kërkojmë falje për sonte. Faji nuk ka qenë te ne. Policia me inspektoriat na ndaluan ndejën, shihemi shumë shpejt”, ka shkruar ai në InstaStory.
Përndryshe, Don Xhon këtë verë u prezantua para fansave me projektin e tij më të fundit muzikor, “Deri kur”, që ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm.