Policia e Kosovës e ka konfirmua arrestimin e konkurrentes së “It’s my home”, Teuta Llumnicës, e cila dyshohet për sulm ndaj një polici.
Arrestimin e saj e ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, pas intervistimit e njëjta është dërguar në mbajtje.
“Sot rreth orës 00:25, në stacionin policor jugu është iniciuar një rast Sulm ndaj personit zyrtar. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër T.L, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti.