Politikani serb bën homazhe pranë varrit të Fadil Vokrrit

Politikani serb bën homazhe pranë varrit të Fadil Vokrrit

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish-ministri i arsimit, Branko Ruzhiq, dje ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Lajmin e ka bërë të ditur, Gramoz Vokrri, djali i Fadil Vokrrit.

Ruzhiq, i cili është edhe tifoz i Partizanit të Beogradit, ku ka lënë gjurmë legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit të madh serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani. /Gazeta Enigma

Related Articles