Prekje dhe ledhatime, Beniada Nishani prezanton të dashurin e saj?

Prekje dhe ledhatime, Beniada Nishani prezanton të dashurin e saj?

Beniada Nishani pas eksperiencës në Big Brother Vip po shijon famën. Modeles akoma pa mbaruar programi iu ofrua një vend në televizion, ku po vazhdon edhe sot.

E teksa po korr shumë sukses në aspektin profesional, kurioziteti mbetet i madh edhe për jetën e saj private.

Të gjithë janë kurioz nëse ish-finalistja e BBV është në një lidhje, ndërsa Beniada së fundmi i ka habitur të gjithë me postimin e saj të fundit.

Më anë të një videoje në Instastory, Beniada shfaqet krahë një mashkulli misterioz të cilit nuk ia ka bërë të ditur identitetin, por ama prekjet dhe përkëdheljet e modeles kundrejt tij na bëjnë të kuptojmë se mbase ish-banorja na prezantoi me partnerin e saj më të ri.

Gjithsesi nuk bien poshtë as shanset se ky mund të jetë një provokim për ndjekësit nga ana e saj për të bërë pak ‘zhurmë’.

Related Articles