“Presidenti historik do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona”, Ramush Haradinaj kujton Rugovën

“Presidenti historik do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona”, Ramush Haradinaj kujton Rugovën

Në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, u rikujtua jeta dhe vepra e tij nga lider shtetëror dhe përfaqësues të partive politike në vend, raporton Gazeta “Enigma”.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar Rugovën.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka cilësuar presidentin Rugova si njërin ndër personalitetet kryesore që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit dhe sipas tij, ishte ai i cili ia vuri themelet e shtetit të Kosovës.

Më tej ai tha se presidenti do të mbetet përjetësisht në kujtime dhe ai u shpreh i nderuar që ka bashkëpunuar në fillimit e lirisë të Kosovës.

Postimi i plotë:

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.

E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtet ndërtimit.

Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij.

Related Articles