Muajin që lam pas, mesfushori spanjoll, Rodri, fitoi “Topin e Artë” për 2024.
Ai la pas Vinicius Junior dhe Jude Bellingham duke u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti.
Mirëpo ndarja e këtyre çmimeve shkaktoi polemike në opinionin publik, besa edhe reagime të shumta, lidhur me atë se kush ishte më meritori për çmimin.
Madje në ndarje e çmimeve, klubi Los Blancos vendosi që të bojkotonte ceremoninë e mbajtur në Paris, me asnjë lojtar, staf ose drejtues që nuk udhëtoi drejt kryeqytetit francez.
Së fundmi presidenti i Real Madridit, “Florentino Perez”, ka thumbuar disa gazetarë, mes së cilëve edhe atë shqiptar, Besnik Dizarin, i cili votoi për Topin e Artë.
“Nëse gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda nuk do të kishin votuar, Vinicius do ta kishte fituar Topin e Artë!”
“Këto vende nuk i dhanë asnjë votë Viniciusit. Asnjë! Finlandezi, të paktën, ka dhënë dorëheqjen dhe ai tha se nuk do të jetë më pjesë e jurisë. E vlerësoj.”, u shpreh ai.
Kujtojmë se ky është Topi i parë i Artë për Rodrin pas dy nominimesh. /Gazeta Enigma