Në një fushë të blertë me lule të kuqe, Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook.
E para vendit në postimin e saj ka thënë se ato lule janë të ujitura ndër shekuj me gjakun e grave dhe burrave që u angazhuan për liri.
“Lulëkuqet e Drenicës, të ujitura ndër shekuj me gjakun e grave dhe burrave që kurrë se ndalën angazhimin për liri!” – shkruan ajo.
Osmani, është pritur sot në takim nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Kjo në kuadër të vizitave që presidentja do t’u bëjë komunave të vendit. /Gazeta Enigma