Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se këngëtarja Shkurte Fejza për gjysmë shekulli johon në çdo cve ku ka hapsirë shqipatre, raporton Gazeta “Enigma”.
E para e vendit këto fjalë i ka thurrur me rastin e 50-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës.
Ajo përmes një postimi në prilin e saj në Facebook ka deklaruar se në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës, duke u bërë zëri i lirisë.
“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani./Gazeta Enigma/